Lajme
Femrat shqiptare më jetëgjatat në Ballkan
Jetëgjatësia në Shqipëri është mesatarisht 76,4 vjet, ndërsa vendi me njerëzit më jetëshkurtër është Serbia me një mesatare prej 74 vjet
Bazuar në një studimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi me njerëzit më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor. Jetëgjatësia në Shqipëri është mesatarisht 76,4 vjet (73,4 për meshkujt dhe 79,7 për femrat. Ndërsa vendi me njerëzit më jetëshkurtër është Serbia, e cila ka një mesatare prej 74 vjet.Sa i takon vendeve të tjera, Kroacia ka një mesatare prej 75,7 vjet ndërsa Bosnje Hercegovina 74,9 vjet. Pas tyre vjen Mali i Zi me 74,5 vjet dhe Maqedonia me 74,2 vjet.“Sa i takon Evropës juglindore, njerëzit më jetë gjatë janë grekët. Ata kanë një jetëgjatësi mesatare 79,5 vjet dhe ndiqen nga sllovenet me 77,9 vjet, hungarezët me 73,3 vjet, bullgarët me 73, rumunët me 72,5 dhe turqit me 71,8 vjet” thuhet në ne raport publikuar nga gazeta shqiptare “shekulli”.Një studim i tillë vjen pak ditë pas “Ditës Botërore të të Moshuarve” dhe një raporti i Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) parashikon se në vitin 2050 bota do të ketë dy miliardë të moshuar dhe 80 për qind e popullsisë së vjetër në botë do të jetojë në vendet e zhvilluara.“Në vitin 2000 për herë të parë në histori kishte më shumë persona mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç. Ndërsa në vitin 2050 popullsia e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vite parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard”, thuhet në raport.Ndërsa sipas një analize të “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46 nga 195 vende që janë marrë në konsideratë, sa i takon jetëgjatësisë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












