Shkurt.ch
Femrat, të diskriminuara me paga që në start të punës
Realizuesit e studimit, për të ardhur në këtë përfundim kanë ndjekur lëvizjet në pagat e 6000 të rinjve nga viti 2000 e deri më tash
Se femrat në Zvicër janë të diskriminuara në krahasim me meshkujt sa i përket pagës që marrin, për punën e njëjtë, është një fakt që njihet pej kohësh. Por, ky dallim në paga i përcjell ato që nga hyrja në profesion dhe gjatë gjithë përvojës së punës dhe ky është një përfundim të cilin e ka nxjerrë një studim i ri i realizuar me porosi të Fondit Nacional të Zvicrës.
Paga mesatare fillestare që marrin femrat e reja që kanë nisur punën është për 278 franga ose për 7 për qind më e ulët se ajo që marrin moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt dhe me kualifikim të njëjtë.
Realizuesit e studimit, për të ardhur në këtë përfundim kanë ndjekur lëvizjet në pagat e 6000 të rinjve nga viti 2000 e deri më tash. Sipas tyre, edhe rritja e pagave gjatë kësaj kohe te femrat ka qenë më e ulët se te meshkujt.
Shkaqet që kanë sjellë në këtë situatë, sipas studiuesve mund të qëndrojnë te përzgjedhja me ose pa vetëdije nga meshkujt e firmave ku pagat janë më të larta. Një faktor mund të jetë edhe negocimi më këmbëngulës i pagave që bëjnë meshkujt në krahasim me femrat, shkuan tagblattch.
Por një rol në pagat diskriminuese, sipas studimit në fjalë mund të luajë edhe orientimi tradicional i femrave në profesionet “tipike femërore” që paguhen më pak, si në lëmin e shëndetësisë, kozmetikës, floristikës etj.
Po ashtu si faktor diskriminues paraqitet perceptimi i punëdhënësve se femrat janë më shumë se meshkujt të prira që të braktisin punën ose ta përgjysmojnë orarin, për shkak të martesës, lindjes së fëmijës etj.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet














