Lajme
Fermerët zviceranë në Alpe po kërkojnë punëtorë
Ndryhe nga vitet e kaluara, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, këtë vit fermerët shpresojnë se ndihma do të vijë nga brenda vendit
Normalisht, shumë vullnetarë nga jashtë ndihmojnë fermerët alpinë në punët e tyre të përditshme dhe në çdo vit janë punësuar të huajt nga shtetet e tjera. Por, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, këtë vit fermerët shpresojnë se ndihma do të vijë nga brenda vendit, pra punëtorë nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.

“Caritas”, një organizatë që ndihmon për të gjetur rreth 1,400 vullnetarë të nevojshëm urgjentisht, po kërkon “njerëz që vlerësojnë pasqyrën për një botë të re, të cilët kërkojnë një lidhje me natyrën dhe që duan të sigurojnë jetesën e fermerëve malorë”.

Detyrat përfshijnë korrjen e kullotave, kujdesjen për kafshët, ndihmën nëpër shtëpi dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me natyrën.
Kushdo që dëshiron të punojë në një fermë malore për të paktën një javë apo sezon (7 muaj) duhet të jetë të paktën 18 vjeç dhe i aftë fizikisht.

Vlen të theksohet se e rëndësishme që aplikantët të mos kenë vizituar një zonë rreziku 10 ditë para caktimit, tha Caritas, shkruajnë mediat zvicerane. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













