Lajme
Festa e mundësve zviceranë, në mes të Kosovës
Në ditën para festes së 1 gushtit, komiteti organizativ kishte siguruar një sasi me gdhendla druri në një zdrukthtari të afërme dhe kështu qe ngritur sheshi tipik për këtë sport
Lidhja me atdheun te pjesëtarët e trupave të Swisscoy në Kosovë është e fuqishme. Çdo gjë që u kujton zakonet dhe doket e vendit të lindjes, jashtë Zvicrës festohet me të vërtetë. Kjo e ka shtyrë një epror që të zhvillojë një “Schwingfest” (festë me mundësit tradicionalë zviceranë), “në mes” të Kosovës.
Për ta bërë këtë, ai ka porositur nga Schwinger klubi në Meiringen katër palë pantallona karakteristike për këtë sport. Disa javë më parë në sallën e sporteve të kampit në Prizren ku është stacionuar shumica e trupave zvicerane kishte filluar të bëheshin gara të mundjes.
Në ditën para festes së 1 gushtit, komiteti organizativ kishte siguruar një sasi me gdhendla druri në një zdrukthtari të afërme dhe kështu qe ngritur sheshi tipik për këtë sport. Dy zdrukthëtarë kishin gdhendur një çezmë karakteristike të fshatrave zviceranë dhe e kishin lidhur me ujësjellës, shkruan “Jungfrauzeitung”. Tash pasi që ambienti ishte bërë si në Zvicër, mundësit kryen provat përfundimtare para garës.
Mëngjesi i 1 gushtit kishte filluari në shumë vende të Zvicrës, me një brunch tradicional nën diell ndërsa muzika popullore krijonte atmosferë festive.
Pastaj “schwingerët” përgatiteshin për garat që i pritnin dhe në fund filluan garat. Në vazhdim u shpallën fitues në kategori të ndryshme. Pas ndarjes së çmimeve u zhvillua edhe ceremonia përfundimtare zyrtare. Deputetja nacionale Christa Markwalder kishte ardhur këtu për të mbajtur një fjalim para trupave të Swisscoy-t.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












