Kosova
Festa e Pavarësisë, nisin manifestimet
Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe gjithë kabineti qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ,me këtë rast tha se kanë ardhur në Prekaz të nderojnë sakrificën sublime të familjes Jashari, e cila është edhe bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj më pas vizitën e tij e vazhdoi edhe tek kulla e Jasharajve, por pa presidentin Thaçi.
Pas vizitës në Prekaz, kreu i shtetit do të bëjë homazhe edhe te varri i veprimtarit të madh, i cili ndërroi jetë vitin që shkoi, Adem Demaçi.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në seancën solemne janë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-ambasadori i misionit të OKB’së në Kosovë, William Walker.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025














