Lajme
Festat e fundvitit shtojnë aplikimet për viza
Fluks i madh i kosovarëve para ambasadave të Gjermanisë e të Zvicrës për të marrë vizë turistike. Terminet tashmë caktohen vetëm për janar e tutje.
Ditëve të fundit para festave të fundvitit, radhët para ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë në kërkim të një vize bëhen gjithmonë e më të gjata.
Të gjithë në duar kanë grumbuj letrash nëpërmjet të cilave kërkojnë një vizë.
Secili prej aplikuseve ka nga një arsye të veçantë përse dëshiron të shkojë në ndonjë shtet të Evropës Perëndimore.
Shumica dëshirojnë të vizitojnë të afërmit e vet, për të kaluar disa ditë dimri atje.
Por, nga të gjitha ambasadat fluks më i madh vërehet para ambasadave të Zvicres dhe të Gjermanisë.
Melihate Krasniqi është njëra prej tyre, e cila dëshiron të vizitojë të bijën në Gjermani, për të kaluar disa ditë pushimi atje.
“Tash më erdhi garancioni dhe erdha të aplikoj, por radha qenka shumë e gjatë”, thotë ajo për Albinfo.ch.
Megjithatë, kjo kjo grua 67-vjeçare duket se nuk i ka bërë shumë mirë llogaritë.
Gjatë muajit tetor ambasada gjermane kishte njoftuar se për ata që duan të kalojnë festat e fundvitit atje, duhet të aplikojnë për vizë më së largu deri në fund të muajit nëntor.
Për shkak të fluksit të madh të aplikuesve, caktimi i termineve më të hershme tashmë nuk është i mundur.
Kështu i doli edhe Melihates. Pas pritjes prej 45 minutash para ambasadës gjermane në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndonëse binte shi, zyrtari përtej xhamit të errët ia dha asaj letrën.
Fatkeqësisht, termini i caktuar nga ambasada ishte i vonë për të. Data për dorëzimin ne dokumenteve asaj i ishte caktuar më 16 janar.
“Jam pak e mërzitur se nuk do të jem atje për Vit të Ri, por çka të bësh”, tha Melihatja.
Situata është e njëjtë edhe para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, e cila në fakt përpunon edhe aplikacionet për viza që kanë të bëjnë për Austrinë.
Zyrtarë të ambasadës së Zvicrës tregojnë për Albinfo.ch se për shkak se të dhënat duhet t’iu dërgohen nga Departamenti Federal për Migrim, ata ende nuk i kanë të dhënat e sakta për numrin e aplikuesve për muajin nëntor.
“Ende nuk i kemi të njohura statistikat për vizat e lëshuara në muajin nëntor. Shifrat përkatëse i marrim nga Departamenti Federal për Migrim kah mesi i dhjetorit”, thonë nga kjo ambasadë në përgjigjen e tyre zyrtare për Albinfo.ch.
Por të pyetur se deri kur është termini më i largët që është caktuar ose që ata presin të caktohet, zyrtarë të kësaj përfaqësie diplomatike në Prishtinë lënë të nënkuptohet se kanë marrë numër të madh kërkesash për vizë.
“Tani për tani, kjo përfaqësi cakton termine për aplikuesit e vizave për javën e parë të 2012-ës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Albinfo.ch.
“Duke marrë parasysh festat që kemi përpara (festat në prag të fundvitit) përfaqësia jonë i ka përforcuar resurset që të mund t’i shqyrtojë maksimalisht kërkesat e shumta për viza. Në raste urgjente humanitare, kërkesat e tilla do të shqyrtohen menjëherë, përjashtimisht edhe pa termin të caktuar paraprakisht”, sqarojnë zyrtarë të ambasadës së Zvicrës në Kosovë, pa dashur të përmendin shifra të caktuara.
Sidoqoftë, aplikimet e kosovarëve për një vizë janë të shumta dhe para ambasadave të huaja në Prishtinë, për çdo ditë pune shihen radhë të gjata njerëzish që presin me shpresë.
Aktualisht Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve










