Shkurt.ch
Festat e Gjenevës përballen me probleme financiare
Organizatorët e festave të Gjenevës hartuan të dielën një bilanc pozitiv për edicionin e tyre të 2017-ës.
Sa u përket rezultateve financiare për këto festime që zgjasin dhjetë ditë, organizatorët tregojnë se ka humbje.
Pra, sipas bilancit, një shumë prej 500.000 frangash mungon në arkë për të balancuar llogaritë, theksoi Philippe Vignon, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit të Turizmit të Gjenevës. Sfida për organizatorët do të jetë për të gjetur “një zgjidhje të qëndrueshme”.
Këtyre problemeve financiare i është shtuar kërcënimi që vjen nga një iniciativë e mundshme nga qyteti i Gjenevës, i cili dëshiron t’i reduktojë këto festa në 7 ditë. Nëse kjo iniciativë kalon, nuk do të mund të vazhdojmë, paralajmëroi M. Vignon. Ndërkaq, një kundërprojekt ndaj iniciativës është në përgatitje, por konturet e tij janë ende të paqarta.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













