Kosova
Festohen Krishtlindjet, me mesazhe paqeje
Sot, e gjithë bota e krishterë kremton Krishtlindjen. E, mesazhe paqeje dhe dashurie janë përcjellë në mesnatë me rastin e meshës kryesore për Krishtlindjen, të mbajtur në Katedralen “Shën Nëna Terezë”.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kërkoi nga popujt e Evropa që të kenë më shumë besim te populli shqiptar dhe të mos e shohin si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet. Meshës i ka paraprirë programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, të cilët dhanë një program festiv me recitale dhe këndime.
Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke bërë thirrje për një jetë në paqe, tregoi se Shën Pali në letrën e tij thotë se Krishti është shpëtimtari ynë dhe do të na dhurojë të gjithëve jetën e pasosur. Ndërkohë, më herët, Ipeshkvia e Kosovës ka pritur në organizim solemn zyrtarë shtetërorë e përfaqësues diplomatikë në Kosovë, shkruan albinfo.ch
Në pritje, imzot Gjergji ka bërë thirrje për dialog, paqe dhe dashuri në mes të njerëzve, duke thënë se po festojnë të gjithë si miq dhe si besimtarë, duke përçuar mesazhin e dashurisë dhe paqes te të gjithë njerëzit në Kosovë. Besimtarët e krishterë i ka uruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë institucionalë në Kosovë. Me rastin e festës së Krishtlindjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, telegram urimi, në të cilin thuhet se Krishtlindja është festë që në vete simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












