Lajme
Festohet 3 Tetori, Dita e Bashkimit gjerman
Bëhet e ditur se ceremonia kryesore festive për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë zhvillohet këtë vit në Erfurt. Në festimet e përvjetorit të 32-të të bashkimit gjerman merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, përcjell albinfo.ch.
Dita e Bashkimit të Gjermanisë këtë vit kujtohet nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve në Gjermani, mjaft politikanë kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në vend dhe mbrojtjen vendosmëri të lirisë dhe demokracisë.
Këtë 3 Tetor festimet zhvillohen në Erfurt, me një ceremoni ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow, e politikanë të tjerë të nivelit të lartë, si dhe personalitete nga jeta publike. Tradicionalisht festimet qendrore për 3 Tetorin i zhvillon ai land gjerman që mban edhe postin e presidentit të Dhomës së Landeve. Para ceremonisë qendrore përfaqësues të federatës dhe landeve zhvillojnë një meshë kishtare në Katedralen e Erfurtit. Kurse në një festë qytetare ku prezantohen të 16 landet gjermane janë të ftuar të gjithë qytetarët.
Të marrë fund ndarja e brendshme
“Bashkimi gjerman është një dhuratë për ne të gjithë”, është shprehur kryetarja e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, në përvjetorin e 32-të të bashkimit gjerman. “Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit si një rast unik fatlum i historisë, vendi ynë, Europa dhe e gjithë bota u zhvillua për mirë.” Këto arritje duhen mbrojtur, ka thënë Giffey. Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU-së, Kai Wegner, e quajti 3 Tetorin një ditë gëzimi për Gjermaninë.
“Nga një qytet i ndarë është bërë një metropol dinamik dhe i hapur ndaj botës”, tha Wegner. Ndarja e Berlinit ka marrë fund, tani duhet të përfundojë ndarja e brendshme, ka thënë kreu i grupit parlamentar të CDU, i cili ka kërkuar që “në krizën e çmimeve të energjisë duhet të qëndrojmë së bashku si popull”. “Ne duhet ta mbrojmë së bashku mirëqenien që e kemi krijuar së bashku që nga Rënia e Murit dhe të ruajmë të ardhmen.”
Krizën aktuale të energjisë kryeministrat e landeve lindore gjermane në ditën e bashkimit gjerman e shikojnë me rrezik për sukseset e arritura në rindërtimin e lindjes gjermane. Kryeministrat e landeve të Saksonisë-Anhalt, Rainer Haseloff, CDU, ai i Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD kanë kujtuar shqetësimet e shumë gjermanolindorëve para humbjes së asaj që është ngritur me mundim këto tri dekada dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në Gjermani. Shumë gjermanolindorë i kanë para sysh ndryshimet e mëdha strukturore të viteve 90-të që sollën papunësi të madhe. “Prandaj është e qartë që situata e tanishme shihet me shqetësim të madh, shumë vetë kanë frikë se do të humbasin gjithçka kanë ndërtuar këto tri dekada.” Haseloff ka thënë se lufta në Ukrainë rrezikon edhe sukseset e arritura në lindjen gjermane.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












