Lajme
Filialet e Migrosit në Cyrih provojnë javën 4-ditore të punës
Kjo ofertë u drejtohet vetëm punonjësve që punojnë të paktën 90 për qind dhe numri i orëve të punës mbetet i njëjtë, por i ndarë në 4 ditë, në vend të 5
Në filialet e mëdha të Migrosit punonjësit mund të zgjedhin nëse duan të punojnë katër apo pesë ditë në javë. Por, duke qenë se numri i orëve mbetet i pandryshuar, kompanisë po i drejtohen edhe kritika.
Ka shumë njerëz që duan të punojnë katër ditë në vend të pesë dhe të shijojnë një fundjavë më të gjatë. Migrosi ka shpallur së fundmi në një reklamë të veten opsionin e një jave 4-ditore pune, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Volketswil, për shembull, filiali kërkon një shitës të specializuar në mish.
Në shpallje thuhet se për vendin e ri të punës është e mundur një “javë 4-ditore” pune. Por, me këtë opsion, numri i orëve të punës mbetet i njëjtë, si dhe paga. Nëse punoni vetëm katër ditë në javë në vend të pesë, ju bëni numrin e plotë të orëve, por të ndarë në më pak ditë, shkruan “20 Minuten”.
“Që nga prilli i vitit 2024, disa punonjës të filialeve të supermarketeve me më shumë se 20 punonjës me kohë të plotë kanë pasur mundësinë të punojnë 41 orë në katër ditë”, thonë nga kompania, duke iu përgjigtjur një pyetjeje të bërë nga NZZ.
Megjithatë, kjo ofertë u drejtohet vetëm punonjësve që punojnë të paktën 90 për qind. Shumica e punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme nuk kanë të drejtë për këtë, përcjell albinfo.ch. Fakti që Migrosi “nuk e ka kuptuar” plotësisht konceptin e javës 4-ditore, kritikohet veçanërisht nga organizata “4 Day Week”.
“Të bësh 41 orë punë në javë në vetëm katër ditë në vend të pesë, nuk është ajo çfarë ne nënkuptojmë me një javë katërditore. Ne punojmë po aq sa më parë, orari i punës është thjesht i ngjeshur”, thotë organizata.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?












