Integrimi
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
Pasi një fillimi të mbarë mjeku shqiptar ka organizuar një aperitiv me musafirë, mjekë dhe të tjerë për të parë nga afër ordinancën moderne të angiologjisë.
Gemässmedizin Winterthur ndodhet në qendrën tregtare Triamal dhe është e para e këtij lloji në qytetin e Winterthurit që ka filluar punën në pranverë të këtij viti.
Dr.med. Naim Mehmeti ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Winterthurit si angiolog. Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në vitin 2004 në Universitetin e Vjenës në Austri. Kurse specializimin e mjekësisë interne e ka përfunduar në vitin 2011 në spitalin Universitar të Cyrihut.
Specializimin e Angiologjisë e ka mbaruar në spitalin Universitar të Cyrihut në vitin 2014 dhe deri në shkurt 2017 ka punuar si kryemjek (Oberarzt) në angiologji, në Spitalin Kantonal, në Winterthur. Nga shkurti 2017 e deri në fund të shkurtit të këtij viti punoi si udhëheqës (Leitender Arzt) në repartin e Angiologjisë të spitalit Kantonal të Winterthurit.
Ordinanca është tërësisht e re, e ndriçuar dhe e pajisur me aparaturën më moderne të kohës. Angiologu ka investuar një shumë të lartë për pajisjet dhe rregullimin e ordinancës, në mënyrë që shërbimet të jenë të shpejta, të sakta dhe të sigurta.
Pyetjes sonë si duket një ditë punë në ordinancë me një pacient që vjen për një kontrollim rutinor, mjeku thotë: “Pacientëve të cilët vijnë për një `checkup`, u bëjmë matjen e qarkullimit të gjakut, matjen e tensionit. Pastaj kontrollohen enët e gjakut përmes ultrazërit për të parë a kanë kalcifikime, ngushtime, apo janë te zgjeruara.
Krahas trajtimit të sëmundjeve, në Gemässmedizin Winterthur mund të bëhen kontrollet e zakonshme të njohura si checkup. Qëllimi i checkup-it është parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, siç është infarkti në zemër apo sulmi në tru. Mirëpo nëse konstatohet se enët e gjakut kanë ndryshime, merren masat për terapi adekuate, shkruan albinfo.ch.



E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














