Integrimi
Filloi procesi i regjistrimit të diasporës
Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info, ndërsa Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton të gjithë mërgimtarët, se nga dita e sotme është plasuar platforma elektronike “online” për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës. Adresa për t’u regjistruar është www.rdks.info, ndërsa Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.
“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, pjesë e këtij regjistrimi, është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
“Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera. Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në një njoftim.
Lidhur me lëshimin në funksion të portalit elektronik ka raportuar edhe “albinfo.ch”.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, tha se portali elektronik me aplikacionet për regjistrim ka qenë gati para një muaji, por nuk është lëshuar në funksion derisa ka përfunduar faza testuese. Sipas tij, ky portal është shumë i sofistikuar, që garanton mbrojtjen ligjore dhe kushtetuese të të dhënave.
Të dhënët nga regjistri, sipas Ministrisë së Diasporës, janë të nevojshme për lehtësimin e procedurave administrative, si për nxjerrjen e dokumenteve personale, asistencë në çështje bizenesore dhe për të gjitha nevojat e diasporës dhe mërgatës.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











