Kosova
Filloi sot mësimi në shkollat e Kosovës, pas grevës njëmujorëshe
Nxënësit i gëzohen rikthimit në shkollë
Me një muaj vonesë, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Pas grevës së përgjithshme që ka filluar më 25 gusht, sot nxënësit kthehen në bankat shkollore për të nisur vitin shkollor 2022/2023. Ministria e Arsimit ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor, përcjell albinfo.ch.
“Ministria e Arsimit fton për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, MASHTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla, sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.
“Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, vazhdon njoftimi. Sot do të formohet grupi punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Greva e përgjithshme ka filluar më 25 gusht.
Ndërprerja e grevës në arsim ka ardhur pas një votimi që u zhvilluar nga anëtarët e SBASHK-ut. Rezultatet treguan se mbi 50% e mësimdhënësve ishin për perzullim të grevës deri në janar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












