E-Diaspora
Fillojnë nëpër Kosovë takimet “Diaspora Flet”
Edicioni i parë i këtyre takimeve ka filluar me Suharekën.
Organizata joqeveritare “Germin” do të organizojë 10 takime mes të rinjve të komunave të ndryshme të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë. Këto takime kanë për qëllim të motivojnë profesionistët e rinj të Kosovës që të jenë pjesë e rrugëtimit të ndryshimeve në vendin tonë. Po ashtu, përmes këtyre bashkëbisedimeve “Germin” synon të ngrejë vetëdijen dhe spektrin e dijes te të rinjtë nga ekspertët e diasporës, duke diskutuar tema tё ndryshme rreth edukimit, teknologjisë, biznesit, shkencës, mjekësisë, kulturës, etj.
“Për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, folësit e takimit janë: Ganimet Bajraktari nga Austria dhe Orhidea Rama nga Kamboxhia”, thuhet në njoftimin e “Germin”.
“Ganimetja dhe Orhidea do të ndajnë me të rinjtë e Suharekës rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre për të arritur aty ku janë dhe do të flasin më shumë për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të sjellë”, thuhet më tutje në njoftim.
Takimet e tjera do të mbahen gjatë muajve korrik dhe gusht në këto qytete: Gjilan, Kamenicë, Prizren, Pejë, Junik, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë.
Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth kësaj ngjarjeje, kontaktoni në [email protected] ose në Facebook (Germin).
Kjo iniciativë është financuar nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office (FES).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Korrik 2017
- Ora12:00
- Data e përfundimit6 Korrik 2017 - 12:00
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












