Kosova
Së shpejti, sistemi i pagesave elektronike në autostrada
Për 20 ditë qytetarët nëpër pikat pagesore rrugore mund të paguajnë përmes kartelave elektronike të ashtuquajtura kartela “smart”.
Sistemi i ri i pagesës elektronike është në fazën e fundit. Në fillim pagesa do të mund të bëhet edhe me para në dorë, edhe në mënyrë elektronike.
Pas test periudhës, të gjithë, edhe udhëtarët e vendit, edhe të huajt, patjetër duhet të kenë kartela smart, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Ato do të ndahen falas, ndërsa do të mbushen me para në të gjitha pikat pagesore, nëpër pompa të benzinës, nëpër vendkalimet kufitare dhe online.
Pagesë të këtillë elektronike për momentin kanë vetëm 5 pika pagesore, ndërsa nga qershori, me fillimin e sezonit turistik, në mënyrë elektronike do të mund të paguajnë të gjitha automjetet që kalojnë nëpër Korridorin 10, respektivisht nga Bllaca deri në Bogorodicë.
“Në pikat pagesore në Ramanli, Sopot, Otovicë, Petrovec dhe Milladinovc, mendoj se do të mundet për 15 ditë, ndërsa kur thatë nga Tabanovci në Gjevgjeli për një muaj, do të duhet të presim një muaj e gjysmë të përfundojë ndërtimi i pikës pagesore në Gradsko”, tha Zoran Kitanov, drejtor i Agjencisë së rrugëve.
Ndryshe, të dyja pikat pagesore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë po ndërtohen me intensitet të shpejtuar. Në maj do të jetë gati ajo në Gjevgjeli, ndërsa në qershor pika pagesore në Demir Kapi.
Sistemi i pagesave elektronike në pikat pagesore do të mbikëqyret nga Qendra e re për mbikëqyrje dhe kontroll të qarkullimit, e cila pritet të jetë gati për rreth 20 ditë. Nga kjo qendër, përveç pikat pagesore, do të mbikëqyren edhe të gjitha autostradat në vend dhe në këtë mënyrë do të evitohen kolonat nëpër autostrada.
“Dua të theksoj se investimi është 18.6 milionë euro dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në këtë objekt, i njëjti do të vihet në funksion, gjegjësisht do të vihen në funksion pikat pagesore elektronike përgjatë Korridorit 10”, pohoi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në autostradën e re Milladinovc- Shtip, e cila së shpejti pritet të lëshohet në përdorim, në fillim vozitja do të jetë pa pagesë, pasi të dyja pikat e pagesës në këtë rrugë duhet të ndërtohen. Pagesë e plotë elektronike në të gjitha pikat pagesore pritet deri në fund të vitit, kur do të përfundojë modernizimi i pikave pagesore përgjatë Korridorit 8, shkruan AlastM, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













