Lajme
Fillon Forumi i Davosit, Trump flet për trashëgiminë e gjeneratave
“Ne duhet të përballemi me sfida të mëdha dhe të punojmë me përkushtim për të kapërcyer këto probleme. Bëhet fjalë për atë që do t`i lëmë si trashëgimi brezave të ardhshëm"
Sot në Davos, Presidentja Federale, Simonetta Sommaruga, dhe themeluesi i WEF-së, Klaus Schwab, kanë bërë hapjen e Forumit të 50-të Ekonomik Botëror.
WEF këtë vit përqendrohet kryesisht në temën e ndryshimeve klimatike dhe në problemet gjeopolitike, siç janë krizat në Lindjen e Mesme dhe Libi, shkruajnë mediat zvicerane.
Përveç personaliteteve të larta nga bota e biznesit dhe politikës, po marrin pjesë gjithashtu krerë të shumtë shtetesh dhe qeverish, përfshirë këtu edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton albinfo.ch. Përfaqësues të shoqërisë civile po marrin pjesë gjithashtu, ndër ta dallohet aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg.
Edicioni i përvjetorit të WEF ka filluar me fjalimet e Presidentes Federale, Simonetta Sommaruga dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ata të dy do të takohen për një bashkëbisedim më vonë pasdite.
Trump kishte mbërritur në Cyrih në mëngjes nga Uashingtoni. Pastaj ai ka shkuar me helikopter drejt Davosit.
Në fjalën e tij në WEF Trump ka folur për trashëgiminë e gjeneratave: “Ne duhet të përballemi me sfida të mëdha dhe të punojmë me përkushtim për të kapërcyer këto probleme. Bëhet fjalë për atë që do t`i lëmë si trashëgimi brezave të ardhshëm. Ne duhet t`i kombinojmë arritjet e mëdha me idealet fisnike dhe të veprojmë me vendosmëri dhe largpamësi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në















