Tematike
Fillon mbledhja e Parlamentit- përshëndetje nga Calmy Rey
Pikërisht në orën 8 të mëngjesit ka filluar mbledhja e pritur aq gjatë e asamblesë së përbërë nga të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës. Detyrë e kësaj asambleje është zgjedhja e pasardhësit të presidentes dhe ministres në dorëheqje, Micheline Calmy Rey dhe zgjedhja ose jo e anëtarit të dytë të SVP-UDC-së në Këshillin Federal. Me këtë rast vihet në pyetje edhe vendi i ministres Widmer Schlumpf dhe po ashtu edhe vendi i dytë i ministrit i SP-PS-së.
Fillimisht kryetari i dhomës së kantoneve Hans Altherr ka bërë fjalimin e përshëndetjes me presidenten e derisotme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila përfundon misionin e saj në Qeverinë Fderale të Zvicrës.
Altherr në fjalën e tij ka falënderuar zonjën Rey për kontributin e saj të dhënë gjatë viteve të qëndrimit të saj në Këshillin Federal. Ajo i ka dhënë politikës së jashtme të Zvicrës një profil të sajin duke e bërë shtetin e vogël të Zvicrës një aktor politik me peshë ndërkombëtare.
Ai ka evokur edhe vcështirësitë me të cilat është përballur Rey gjatë ushtrimit të mandatit të saj si ministre e jashtme dhe si presidente. Ajo, me politikën e saj të profiluar ka merituar simpatinë eshumë njerëzve por edhe irritimin e disave, ka thënë Altherr.
Duke përkujtuar sfidat që ka kaluar gjatë kësaj kohe tashmë ish presidentja, Altherr është ndalur në krizat nëpër të cilat ka kaluar bota gjatë kësaj kohe dhe në të cilat edhe Zvicra ka pasur rolin e saj. Po kështu ai ka përkujtuar guximine treguar nga zonja Rey gjatë krizës së pengjeve zvicerane të mbajtur në Libidhe në krizat tjera. Ajo ka luajtur me dinjitet rolin e një burrështetasi, ka përfundar Altherr.
Vetë presidentja Calmy rey në pledoajenë e saj ka bërë një bilanc të mandatit të saj në Këshillin Federal duke përkujtuar vështirësitë dhe sfidat në të cilat ka kaluar Zvicra. Ajo ka nënvizuar angazhimin e saj si politikane për zbutjen e mjerimit në botë, për politikën aktive të jashtme të Zvicrës në kuadër të neutralitetit të saj etj.
Në vazhdim, kryetarët e grupeve parlamentare kanë bërë prezantimin e qëndrimeve të tyre lidhur me zgjedhjen para të cilës gjendet Parlamenti i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten











