E-Diaspora
Fillon mësimi shqip për fëmijët e vegjël
Mbështetur kryesisht nga komuna e Thalwilit, si dhe nga instituti për media SIKJM në Cyrih ka filluar sot mësimi në gjuhën shqipe. Nga ky aktivitet arsimor përfitojnë të gjithë prinderit dhe fëmijët shqiptarë ndërsa mësimi drejtohet nga dy mësuese shqiptare.
Derisa mësuesja animatore, Hava Kurti Krasniqi i mëson fëmijët duke u treguar përralla e duke ngjyrosur e krijuar gjëra me punë dore, Aferdita Deliaj, si asistente dhe moderatore e takimeve me gra bisedon me prindër per tema të ndryshme që kanë të bëjnë me integrimin, motivimin e fëmijëve dhe sistemin shkollor në Zvicër.
Vijimi i këtij mesimi ështe falas. “Të jemi falëminderues ndaj Zvicrës për mbeshtetjen e madhe të mësimit të gjuhës shqipe”, shprehet për albinfo.ch mësuesja Hava Kurti Krasniqi duke i ftuar prindërit me fëmijë për një pjesëmarrje sa më të madhe.
“Mësimi i gjuhës amtare të mbush me suksese edhe në gjuhët e në lëndet e tjera të mëvonshme.”, thotë mësuesja e gjuhës shqipe.
Komuna e Thalwilit njëherësh ka ftuar edhe nxënësit nga komunat fqinje për pjesëmarrje në këtë projekt.
“Janë të mirëseardhura të gjitha nënat me fëmijë të vegjël por të drejtë pjesëmarrjeje kanë edhe fëmijët e rritur. Pjesëmarrja jonë është edhe një nder i madh ndaj kulturës dhe gjuhës sonë por edhe një falëminderim ndaj vendit ku jetojmë.”, thotë nga ana tjetër mësuesja Deliaj.
Më shumë informacione në flyerin e mëposhtëm:
Flyer Schenk mir eine Geschichte albanisch 2016
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













