Lajme
Fillon Tirana International Film Festival
Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying hapet të hënën, më 23 shtator, duke u shndërruar në një rast të jashtëzakonshëm për të ndjekur filmat e fundit
“Ka një program të ngjeshur. Struktura është po ajo që ka qenë e ndarë në “competition” dhe “jo competition”. Në kategorinë ”competition” këtë radhë kemi një speciale që ne e quajmë fokus. Dhe fokusi i këtij viti është “transition”, me rastin e 30-vjetorit të rënies së murit të Berlinit. I kemi dedikuar një program special. Gjithashtu kemi një program me filma specialë. Për t’u përmendur është filmi i fundit i Almadovar. Filmi i fundit i Yorgos Lanthimos. E mbyllim me një nga prodhimet e fundit shqiptare, që për koincidencë është edhe bashkëpunëtori më i ngushtë Florenc Papas, me filmin “Open Door”, u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit.
Programi Retrospec TIFF sjell në Shqipëri Ali Asgarin dhe Farnoosh Samadin, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA.
“Siç është deklaruar, fituesi i Best Short, që del nga kategoria Fiction dhe Animation, shkon për Oscar, merret në konsideratë. Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, që janë të dy antarë të Akademisë janë pjesë e një grupi tjetër, të cilët gjykojnë filmat që propozohen nga këto festivale. Pra janë 94 festivale në botë, ku TIFF bën pjesë në këtë elitë festivalore”, tha Domi.
Për një javë, nga e hëna deri të dielën, kryeqyteti do të shndërrohet në një zonë ekskluzivisht kushtuar filmit në dy kinema të ndryshe te Millenium dhe Agimi. Mbi 200 filma do të shfaqen në ekranin e madh. Çka e bën këtë një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit e filmit, por jo vetëm, për të qenë pjesë e këtyre ditëve dhe netëve kushtuar filmit dhe debatit për filmin.
Shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë, kritikë do të vlerësojnë filmat, duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet












