Lajme
Fillon transmetimin Al Jazeera për Ballkan
Shef i programit që transmetohet nga Sarajeva, është gazetari kroat Goran Milic, i njohur për projektin e tij nga viti 1990, "Yutel"
Transmetuesi i njohur arab Al-Jazeera fillon këtë të premte emetimin e programit të tij për Ballkanin perëndimor. Selia e këtij transmetuesi do të jetë në Sarajevë ndërsa do të ketë studiot e veta edhe në Beograd, Zagreb dhe Shkup.
Al Jazeera e Ballkanit do të emetojë gjashtë orë në ditë program në gjuhët boshnjakisht, kroatisht deh serbisht. Në kohën tjetër do të emetohet programi i transmetuesit amë, pra Al Jazeera International, shkruan die Presse.com.
Shef i programit të Al Jazeera për Ballkan është gazetari i njohur kroat Goran Milic. Ai, me projektin e ri do të rivendosë lidhjet me përvojat e tij nga viti 1990 kur drejtonte televizionin Jutel, që selinë e kishte po ashtu në Sarajevë. Jutel, që synonte t`i kundërvihej tendencave centraliste të qeverisë së atëhershme jugosllave, u mbyll në vitin 1991 me fillimin e luftërave në Ballkan.
Shumica e gazetarëve të Al Jazeera Balkan kanë fituar përvojat e tyre në shtëpi të ndryshme televizive të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës.
Me gjithë përpjekjet për të mos u identifikuar me projektin e tij të mëparshëm Yutel, al jkazeera e Ballkanit qysh tash nga populli ka nisur të quhet “Juteli i ri”.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












