Kosova
Fillon viti i ri shkollor në Kosovë
Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar sot do të fillojnë vitin e ri shkollor 2019 - 2020.
Ndonëse sot në mënyrë të rregullt do të fillojë mësimi në të gjitha komunat e Kosovës, prej orës 08:00 do të mbahet një protestë në Karaqevë të Poshtme në komunën e Kamenicës, me të cilën kundërshtohet vendimi i Komunës së Kamenicës për mbylljen e shkollave.
Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar sot do të fillojnë vitin e ri shkollor 2019 – 2020. Ndonëse janë paralajmëruar greva e protesta për shkak të reformës së vendosur në Komunën e Kamenicës, sot do të mbahet mësim në gjithë vendin, duke përfshirë këtu edhe komunën e Kamenicës.
Mijëra shkollarë do t’u kthehen bankave të tyre, ndonëse ka kritika që edhe ky vit shkollor po përcillet me problem, përcjell albinfo.ch.
Vetëm në komunën e Prishtinës 43 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, si dhe 13 shkolla të mesme të larta me rreth 42 mijë nxënës do ta fillojnë procesin mësimor. Nga kjo komunë janë shprehur se janë përgatitur për vitin e ri shkollor.
Mirëpo kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë për “Zërin” se edhe gjatë këtij viti do të shfaqen të njëjtat probleme në institucionet e arsimit në Kosovë. Sipas tij, koha do ta tregojë edhe se sa janë të përgatitura këto institucione.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











