Lajme
Filmat ikonë të festave, çfarë duhet të shihni patjetër këtë fundvit
Duke qenë se mund të jemi larg nga të dashurit, ndonjëherë shikimi i përvojave familjare në ekran është një gjë shumë e mirë në këtë kohë pandemie. Për këtë vit, Krishtlindja do të jetë ndryshe nga vitet e tjera për të gjithë besimtarët katolikë, transmeton albinfo.ch.
TV dhe filmat do të luajnë një rol të rëndësishëm tani më shumë se kurrë.
Nëse zgjedhim gjërat e duhura për të parë, ato mund të na rikthejnë të qeshurat, të na kujtojnë momente të ndryshme familjare, kur qëndrojmë pranë pemës festive dhe tryezës, që këtë herë do të ketë më pak pjata sipër saj.
Sipas psikologut Dr. Tara Quinn-Cirillo, filmat e Krishtlindjeve mund të bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë mendor në këtë periudhë festive dhe të na ndihmojë të gjithëve mos ta ndjejmë mungesën e familjes.
Më poshtë gjeni një listë filmash, të cilat ndikjonë pozitivisht te shikuesit, sidomos në periudhë festash.
https://www.youtube.com/watch?v=lGXHVlEklgQ&feature=emb_title
Dumb&Dumber – Festat e fundvitit nuk mund të mendohen pa një prej klasikëve të komedisë si “Dumb&Dumber”. Jim Carrey dhe Jeff Daniels ju garantojnë dy orë të mrekullueshme. Nëse dëshironi të harroni gjithçka për pak kohë dhe të zbaviteni shikoni “Dumb&Dumber”.
New Year’s Eve – Vetëm lexoni këta emra dhe pastaj vlerësoni se nëse duhet ta shihni këtë film: Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Sara Jessica Parker, Hilary Swank, Ashton Kutcher, Zac Efron, Josh Duamel, Halle Berry, Jon Bon Jovi, Katherine Heigl. Një ndërthurje historish rreth premtimeve, dashurisë, shpresës, faljes dhe shanseve të dyta në jetë. Film që patjetër duhet të jetë në listën tuaj.
Love Actually – Një tjetër film i cili analizon kompleksitetet e një emocioni të vetëm që na lidh ne të gjithëve, dashuria. Hugh Grant, Liam Neeson, Keira Knightley, Emma Thompson, Alan Rickam, Colin Firth, nuk do të ju zhgënjejnë për t’ju sjellë nga afër emocionet dhe rëndësinë e dashurisë. E kujt nuk i dihet pak dashuri për të përmbyllur vitin?
GrundHog Day – Çfarë do të bënit sikur të zgjoheshit shtatë ditë me radhë në të njëjtën ditë. Bill Murray në një prej paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme, e gjen veten të zënë në kurthin e kohës. Ai është i “mallkuar” që të jetoje të njëjtën ditë deri në momentin sa e jeton atë si duhet dhe vlerëson gjërat që kanë rëndësi në jetë.
The Family Man – Ka dy arsye pse filmin “The Family Man”, është në listë. E para: Asnjëherë mos zgjidhni karrierën para dashurisë. E dyta: Familja është gjithçka që në të vërtet ka rëndësi. E filmi “The Family Man”, përcjellë pikërisht këtë mesazh.
How the Grinch Stole Christmas– A festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin? Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=EKgzYlflPMY
Home Alone – Klasiku më i mirë komik që ka lidhje me festat e fundvitit nuk ka se si të mos jetë në këtë listë. Kevin, idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra, do të ju ofroj gjithçka që dëshironi për këto festa. Edhe pse me shumë mundësi e keni parë këtë film, po ta rishikoni përsëri nuk do tu bëjë keq aspak.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










