Kultura
Filmi “Avengers: Endgame” thyen rekorde për rezervim të biletave
Rezervimi i biletave para premierës së filmit të ri me superheronj “Avengers: Endgame”, ka thyer rekorde duke i mundur edhe dy filmat e fundit “Star Wars” që njihen si ndër më të suksesshmit në arkat filmike.
Madje, disa prej këtyre biletave kanë filluar të rishiten online në çmim prej 500 dollarësh për biletë.
“Fandango” dhe “Atom”, dy prej uebfaqeve më të njohura për shitjen e biletave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë të ditur se vetëm në ditën e parë biletat e rezervuara për filmin “Avengers: Endgame” e kanë thyer rekordin e shitjes së filmit të vitit 2015 “Star Wars: The Force Awakens” dhe atij të vitit 2017 “Star Wars: The Last Jedi”.
Por, ende nuk kanë dhënë shifra të të hollave të arkëtuara nga rezervimet e biletave. Filmi i ri “Avengers” i sjell në një vend disa prej superheronjve më të dashur të librave komikë, si: Iron Man, Captain Marvel, Black Widow, Thor dhe Ant-Man, si dhe e shënon filmin e 22-të me radhë në serinë e filmave të bazuar në universin “Marvel”.
Sipas disa llogaritjeve të kryera vitin e kaluar nga adhuruesit e këtyre filmave, doli të jetë se ky do të ishte filmi më i shumëpritur për vitin 2019. Po ashtu bëhet e ditur se për këtë vazhdim, vetëm në orën e parë të daljes së biletave në treg janë shitur bileta tri herë më shumë sesa për filmin e vitit të kaluar, “Avengers: Infinity War.”
“Avengers: Endgame” do të shfaqet fillimisht nëpër kinematë kineze dhe ato australiane nga 24 prilli, para se të nisë të shfaqet nëpër kinematë amerikane më 25 prill. Filmi, po ashtu, do të shfaqet premierë në kinemanë “Cineplexx Kosova”, nga 24 prilli.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












