Shqipëria
Filmi gjerman që po xhirohet në Kalanë e Rozafës
Producenti Jurgen Zinke shprehet se ishte ide shumë e mirë, pasi Shqipëria është një vend i panjohur
Kalaja e Rozafës, e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës ka zgjuar interesin e 40 aktorëve gjermanë për të xhiruar filmin e tyre më të ri “Vampirët”.
Aktorët e Forum Heersum, shoqatë socio-kulturore nga Saksonia e Poshtme në Gjermani kanë ardhur të xhirojnë në Shkodër skenat e filmit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “Deutche Welle”.
Artistët e kanë zbuluar kalanë nga aktorja e njohur shkodrane që jeton prej 27 vitesh në Gjermani, transmeton “ATSH”.
Juli Ndoci shprehet se “të gjithë aktorët erdhën më shumë dëshirë në Shqipëri dhe asnjë prej tyre nuk është penduar, por është tmerrësisht i lumturuar për atë çfarë sheh dhe përjeton, sesi janë njerëzit sesi është ushqimi sesi është historia të cilën pak njerëz e dinë”, përcjell albinfo.ch.
Filmi me metrazh të shkurtër do të shfaqet verën e ardhshme para publikut në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Producenti Jurgen Zinke shprehet se ishte ide shumë e mirë, pasi Shqipëria është një vend i panjohur.
“Ne kemi kënaqësi të kemi pjesë të stafit tonë Juli Ndocin, që e njeh Shqipërinë kaq mirë dhe s’mund të kishim xhirime më të mira”.
Ndërsa regjisori Ulli Jaeckle thotë se “natyrisht shesh xhirimi është shumë i rëndësishëm. Lokalizimi këtu në Shqipëri lidhet edhe me faktin se këtu ka vende fantastike dhe për ne gjermanët Shqipëria është e panjohur”.
“Këtu ka vende madhështore, ku mund të shkosh pa problem, të cilat në Gjermani do t’i kishin bllokuar për publikun”, shprehet regjisori Jaeckle.
Oliver e ka njohur Shkodrën si vendlindja e gruas së tij, Julit. “Për një “vampir” nuk ka gjë më të mirë se sa të vijë këtu, sepse është vend interesant e ka turistë”, thekson ai.
E lashta kala e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











