Lajme
Filmi “Hive”, me 26 nëntor shfaqet në Linz
E pranishme do të jetë edhe znj.Fahrije Hoti, personazhi nga e cila është frymëzuar edhe historia e vërtetë e këtij filmi
Filmi “Hive” (Zgjoi), vazhdon të shfaqet nëpër kinematë evropiane. Me 26 nëntor filmi do të shfaqet në Linz të Austrisë.
Lajmin për albinfo.at e ka konfirmuar Adriana Sherifi nga shoqata “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, shoqatë e cila është edhe organizatore e shfaqjes së këtij filmi.
“Do të jetë një mbrëmje jo vetëm e filmit, por do të ketë edhe diskutime me mysafirë. E pranishme do të jetë edhe znj.Fahrije Hoti, personazhi nga e cila është frymëzuar edhe historia e vërtetë e këtij filmi. Po ashtu në podium do të kemi edhe zonjën Evelina Glöcker, udhëheqëse e sektorit të integrimit në “Caritas” e cila nga viti 2019 bashkëpunon në projekte të ndryshme të shoqatës sonë”, thotë ajo.
Filmi “Hive” shfaqet me 26 nëntor 2022, duke filluar nga ora 15:00 në “Tabakfabrik”.
Adresa: Peter – Behrens – Platz 7-8, 4020 Linz
Filmi “Zgjoi” me regjinë e Blerta Bashollit, pasqyron vështirësitë që gratë e Krushës përballen pasi humbin familjarët dhe më të dashurit e tyre gjatë luftës së Kosovë, shkruan albinfo.at.
Filmi ka marrë komente shumë pozitive nga publiku dhe juritë profesionale për subjektin dhe realizimin profesional. Ndër tjerash, filmi ka fituar tri çmime në Festivalin e njohur Sundance: Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore.
Rolet kryesore në këtë film i luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












