Kultura
Filmi kosovar “Agnus Dei” fiton çmimin e 100-të me radhë
Duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivaleve ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike, ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit
Filmi kosovar ‘Agnus Dei’, me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në festivalin “El Festival de Largos y Cortos de Santiago, Santiago de Chile”, i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve në Kili.
Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ ka fituar edhe Çmimin e Fotografisë më të mirë, i cili shkon për drejtorin e fotografisë, Menduh Nushi. Festivali pesëditor, i cili ka bërë emër në Santiago de Chile, ka arritur të tubojë më shumë se 10.000 shikues dhe më shumë se 200 kineastë të ftuar nga rajoni e bota.
Në mungesë të autorëve nga Kosova, në emër të Komitetit Artistik të Festivalit, çmimet për filmin kosovar i ka pranuar Maryoris Acosta Perez.
Vlen të përmendet se në mesin e emrave të njohur të kineastve kileanë, pjesë e Komitetit Artistik të Festivalit Santiago de Chile, është edhe regjisori Sebastian Lelio, fitues i Çmimit Oskar për filmin më të mire të huaj këtë vit.
Filmi Agnus Dei trajton dramën e përsëritshmërisë së fatit dhe i cili ambientohet në luftën e Kosovës, duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivaleve ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike, ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











