Lajme
Filmi kosovar “Agnus Dei” shpërblehet edhe në SHBA
Filmi “Agnus Dei” i cili deri më tani i ka sjell Kosovës 86 çmime kinematografike, ditëve në vijim do të shfaqet edhe në disa festivale ndërkombëtare në SHBA, Kanda, Meksikë e Evropë.
Filmi kosovar “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit, i cili tematizon ngjarje interesante nga lufta e fundit në Kosovë, ka fituar çmimin e regjisorit më të mirë /Best Director/ në Edicionin 2017 të “Illinois Independent Film Festival” që ka përfunduar mbrëmë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Filmi “Agnus Dei” i cili deri më tani i ka sjell Kosovës 86 çmime kinematografike, ditëve në vijim do të shfaqet edhe në disa festivale ndërkombëtare në SHBA, Kanda, Meksikë e Evropë.
Agnus Dei, shfaq dramën e një lloj Edipi të ditëve tona.
Drama tronditëse, shtjellon fatin e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave, i cili bënë një jetë të dëshpëruar me të ëmën Marian dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Sipas njoftimit që ka sjellë vetë regjisori, Petri ka lindur në Kosovë nga një “dashuri e ndaluar” mes nënës së tij Maria dhe babait shqiptar Dinit. Është koha kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësore, pikërisht në prag të luftës.
Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në përendim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë e vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur t’i durojë krimet arbitrare në njësitit e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Mariën dhe largohet.
Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjatë raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai ia bën vetëvrasje.
“Agnus Dei”, gjatë muajit gusht do të ketë nderin të hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pekin të Kinës, festival që cilësohet si më i rëndësishmi në shtetin më të madhe të popullsisë në botë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












