Kultura
Filmi kosovar “Në Mes”, merr pjesë në BFI London Festival
Filmi i autorit Samir Karahoda, nga produksioni SK Picture me producent Eroll Bilibani, gjatë muajit gusht u shfaq në festivalet Sarajevo Film Festival, Makedox, ndërsa premiera kombëtare e filmit gjatë edicionit të fundit të DokuFest e emocionoi publikun në kinemanë e stërmbushur të Lumbardhit
Filmi i shkurtër dokumentar “Në Mes” i autorit Samir Karahoda është pranuar në kategorinë garuese të festivalit prestigjioz BFI London Film Festival 2019 e cila nga data 2-13 tetor do t`i sjell filmat më të mirë të botës në Londër, thuhet në një njoftim për shtyp të producentit të filmit, Eroll Bilibani.
Filmi “Në Mes” do të garojë në kategorinë e filmave të shkurtër dhe është një nga 12 filmat e përzgjedhur për këtë çmim që i dedikohet filmave që kanë një trajtim të veçantë kinematografik dhe një trajtim të sigurt të temës dhe të përmbajtjes. Filmi do ti prezentohet audiencës Londineze përmes 3 shfaqjeve në sekcionet “Debate” dhe “Prezantime Speciale”.
BFI London Film Festival do të ketë edhe një mbyllje spektakulare me premierën ndërkombëtare të filmit “Irishman”, që është vepra e fundit e ikonës së kinemasë Martin Scorcese, i cili pritet të paraqitet në skenë, së bashku me aktorët Robert De Niro, Al Pacino e Joe Pesci.
Filmi i autorit Samir Karahoda, nga produksioni SK Picture me producent Eroll Bilibani, gjatë muajit gusht u shfaq në festivalet Sarajevo Film Festival, Makedox, ndërsa premiera kombëtare e filmit gjatë edicionit të fundit të DokuFest e emocionoi publikun në kinemanë e stërmbushur të Lumbardhit.
Po në muajin gusht në FEKK Ljubljana Short Film Festival, filmi e fitoi çmimin kryesor “Grand Prix”, që i siguron ekipit Karahoda/Bilibani shërbime të postproduksionit për filmin e tyre të rradhës “Table Stories” që është njëkohësisht projekt i përzgjedhur për mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi “Në Mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe Prishtinës.
Traileri zyrtar i filmit:
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027















