Kosova
Filmi nga Kosova merr dy çmime në Bienalen e Venedikut
'Vera Andrron Detin' nga Kaltrina Krasniqi fitoi dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Binealen e Venedikut.
Filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, transmeton Albinfo.ch
“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënjes së çmimit”, thuhet në njoftim.
Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













