Kultura
Filmi “Përjetësisht fëmi” vazhdon suksesshëm
Filmi “Përjetësisht fëmi” trajton raportin e rrënuar familjar mes babait autoritar dhe fëmijës së mitur
“Përjetësisht fëmi” është filmi i dytë i shkurtër i regjisores së re, Lorena Sopi, i cili po vazhdon suksesshëm rrugëtimin nëpër festivale ndërkombëtare.
Lorena, e cila është vajza e regjisorit të njohur, Agim Sopi, ka qenë e pranishme në disa prej festivaleve, ku është shfaqur filmi. Ajo tha për emisionin Express se kanë qenë përvoja shumë të mira dhe mbi të gjitha ka marrë edhe disa oferta për bashkëpunime.
Filmi “Përjetësisht fëmi” trajton raportin e rrënuar familjar mes babait autoritar dhe fëmijës së mitur. Moni, një djalë dhjetëvjeçar, jeton me të atin Xhemën, në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndiejë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyrë, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të lirojë shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushojë i qetë në jetën e përtejme.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Xhevat Qorraj dhe Miran Zymberaj, ndërsa në rolet tjera Sheqerie Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, etj. Filmi ka fituar 8 çmime dhe është shfaqur në 33 festivale.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










