Kultura
Finalistët e parë në Euro Song Contest
Azerbajxhani, Rusia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qiproja dhe Malta janë vendet, të cilat kanë arritur në finalen e Song Contest Eurovision, e para gjysmëfinale, e cila është mbajtur të martën në mbrëmje, në arenën “Dona” në Stokholm të Suedisë.
Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, San Marino, Estonia dhe Islanda nuk arritën në finale.
Në natën e mbushur me magji, 18 vende morën pjesë në gjysmëfinalen e parë të martën në mbrëmje dhe e kombinuar me votimin nga një panel nacional i vendeve pjesëmarrëse dhe të televotimit.
Suedi, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe janë pjesëmarrës të përhershëm në finale dhe nuk marrin pjesë në gjysmëfinale.
Sipas bookmakers, shanset për të fituar janë më të mëdha për Rusinë dhe Ukrainën, duel i të cilëve ka një sfond solid politik, konflikti ndodh pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Zjarri mes tyre mund të forcohet dhe duke pasur parasysh faktin se përfaqësuesja e Ukrainës, Susana Jamaladinova, do të këndojë këngën “10944”, e cila i referohet dëbimit të tatarëve nga Krimeja.
Një tjetër favorit është francezi izraelit, Amir Hadabi, i cili përfaqëson Francën, ‘J’ai Cherche’.
Nëse fiton francezi, do të jetë i pari që do të fitojë në Eurosong në pothuajse 40 vjet.
Lart renditet edhe holandezi Bob Dove, i cili ka performuar në gjysmëfinalen e parë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore












