Shqipëria
“Financial Times” shkruan për vendet që duhet t’i vizitoni në Shqipëri
Në udhëtimin e tij 10-ditor gazetari Stanly Stewart viziton vendet antike, si Butrinti dhe Apolonia
Listës së gjatë të mediave më të mëdha ndërkombëtare që vënë në pah bukuritë e Shqipërisë, i bashkohet edhe media prestigjioze “Financial Times”.
Gjiganti mediatik i ka kushtuar një reportazh të gjatë vendeve historike që u mundëson udhëtarëve të kthehen pas në kohë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në udhëtimin e tij 10-ditor gazetari Stanly Stewart viziton vendet antike, si Butrinti dhe Apolonia.
Një qytet tjetër i rëndësishëm historik ku ai ndalet është edhe ai i Gjirokastrës, të cilën shkrimtari Ismail Kadare e ka përshkruar si të çuditshëm dhe ëndërrimtar. Sot, vetë shtëpia e tij është Muzeu Etnografik i Gjirokastrës.
Modeli i shtëpisë së shkrimtarit i ngjason edhe të tjerave në qytetin e gurtë, të cilat njihen për modelin e veçantë. Në qendër të arkitekturës së tyre është veçimi i grave, të cilat mund të ndiqnin bisedat pa u parë nga mysafirët.
Mbi çatitë e shtëpive të Gjirokastrës ndodhet kështjella, një atraksion i rëndësishëm i qytetit. Rreth 72 kilometra në veri të Gjirokastrës ndodhet Berati, një tjetër qytet i epokës osmane, por historia e të cilit shtrihej 2400 vjet më parë, madje edhe përtej ilirëve.
Shtëpitë që ngrihen në faqet e pjerrëta të kodrave që duket se qëndrojnë mbi supet e njëra-tjetrës i japin qytetit një pamje të veçantë.
Në këtë qytet ndodhet Kisha e Shën Mërisë, me pikturat e Onufrit, një nga piktorët e mëdhenj të ikonave të shekullit të 16-të. Tiranën e përshkruan si një qytet simpatik. Ka kafene me tarraca në natyrë, një sallë të bukur koncertesh, një muze të madh arkeologjik dhe disa muze modernë tërheqës që dëshmojnë tmerret e periudhës komuniste.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












