Uncategorized
Finlanda, heq shkrimin e dorës nga programet shkollore
Nga viti 2016 pritet që finlandezët të heqin nga shkollat fletoret dhe në vend të tyre të përdorin tabletët dhe kompjuterët
Nxënësit finlandezë zënë zakonisht vendet e para në konkurset botërore “Pisa” që vlerësojnë aftësitë shkollore të nxënësve në fusha të ndryshme. Dhe, pikërisht nxënësit nga Finlanda kanë problem me shkrimin me dorë. Për këtë arsye nga vjeshta e vitit 2016 në këtë vend nordik do të hiqet dorëshkrimi nga programet e shkollave fillore.
Finlandezët pritet që mënyrën klasike të shkrimit ta zëvendësojnë 100 për qind me shkrimin me tastaturë.
“Përdorimi i dorëshkrimit dhe sidomos lidhja e shkronjave mes vete i përballin me vështirësi shumë nxënës”, thotë Minna Harmanen nga Enti për arsim i Finlandës duke arsyetuar vendimin. Ajo thotë se braktisja e dorëshkrimit sjell me vete një ndragim të madh kulturor, shkruan Helsinki Times”. Për këtë arsye atje duan që megjithatë t`u japin mësuesve një hapësirë të caktuar veprimi. Kështu shkrimi me “Shkronja të shtypit” as me reformën e re nuk do të zhduket në tërësi.
Sidoqoftë, nga viti 2016 pritet që finlandezët të heqin nga shkollat fletoret dhe në vend të tyre të përdorin tabletët dhe kompjuterët.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












