Lajme
Finlanda përuron reaktorin bërthamor
Të shtunën Gjermania mbylli tre termocentralet bërthamore, ndërkohë që të dielën Finlanda përuroi reaktorin EPR i dizajnit franko-gjerman, përcjellë albinfo.ch.
Pas vitesh vonese ky reaktor u vu në shërbim dhe me të Finlanda synon të mbulojë një të tretën e nevojave për energji. “Testimi është i plotë dhe prodhimi i rregullt i energjisë filloi sot,” u tha nga autoritetet, shkruan RTS. “Deri tani, rreth 30% e energjisë elektrike finlandeze prodhohet në Olkiluoto,” thuhet tutje, përcjellë albinfo.ch.
Gjatë fazës së testimit të prodhimit në fund të vitit 2022, një nga tre valvulat e sigurisë të reaktorit, i vendosur në jugperëndim të Finlandës dhe i ndërtuar nga grupi francez Areva, u zbulua se ishte me defekt, shkruan RTS.
Ndërtimi i reaktorit 1600 megavat filloi në vitin 2005 dhe gjatë eksperimenteve, arriti kapacitetin e tij të plotë operacional për herë të parë në shtator. Impianti Olkiluoto ka gjithashtu dy reaktorë bërthamorë më të vjetër. Sipas TVO, EPR furnizoi rreth 15% të energjisë elektrike të Finlandës gjatë fazës së saj eksperimentale, përcjellë albinfo.ch.
I zhvilluar nga Franca, ky model i EPR (Reaktori Evropian i Presionit) u projektua për të ringjallur energjinë bërthamore në Evropë pas katastrofës së Çernobilit në 1986, duke u shpallur se ofron fuqi më të lartë dhe siguri më të mirë, shkruan RTS, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit















