Lajme
Firmat zvicerane pesimiste për tremujorin e tretë të vitit
Firmat zvicerane po hyjnë në tremujorin e tretë të vitit 2025 me ndjenja të zymta dhe pritshmëri të ulëta për zhvillimin ekonomik. Sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga shërbimi i informacionit të biznesit Dun & Bradstreet (D&B), Indeksi Global i Optimizmit të Biznesit në Zvicër ka rënë me 18%, një nga rëniet më të mëdha në krahasim ndërkombëtar, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Kjo përkeqësim e ndjeshme e klimës së biznesit është ndikuar nga frika për rritje të taksave doganore, pasiguritë globale, rënia e shitjeve dhe ngadalësimi i tregtisë ndërkombëtare. Në rang global, indeksi shënoi një rënie mesatare prej vetëm 6%, ndërsa Zvicra u rendit pas Francës (-20%) dhe Brazilit (-19%) për nga thellësia e rënies.
Në mënyrë të veçantë, nënindeksi për stabilitetin e zinxhirit të furnizimit në Zvicër ra me 20%, duke reflektuar shqetësimet e bizneseve për furnizime të paqëndrueshme dhe ndikimet e mundshme nga rregulloret e reja tregtare, si mekanizmi i BE-së për rregullimin e kufirit të karbonit (CBAM). Drejtoresha e D&B për Zvicrën, Marianne Bregenzer, theksoi se “rritja e dobët, kërcënimi i konflikteve tregtare dhe presioni nga politikat mjedisore po rrisin pasigurinë.”
Sektorët më të prekur janë ai i prodhimit të ushqimit, transportit, financës dhe sigurimeve, ku firmat kanë raportuar ndjenja të theksuara pesimizmi dhe vështirësi në planifikimin afatmesëm, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, besimi financiar ka rënë me 12% mes kompanive zvicerane, krahasuar me një mesatare globale prej 3%. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të ripërcaktojnë strategjitë e financimit, të shtyjnë investimet dhe të përballen me vështirësi në qasjen ndaj kapitalit, veçanërisht bizneset e vogla.
Raporti u bazua në një anketë me rreth 10.000 kompani në 32 vende dhe përfaqëson një paralajmërim të qartë për klimën ekonomike në Zvicër në muajt e ardhshëm, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” Bernarda arrin në finalen e “The Voice” ... -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026










