Kosova
Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nga 1 marsi, punëtorët lëvizin lirisht
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të nismës Ballkani i Hapur
Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi një marrëveshje që është firmosur në Shkup nga qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve, përcjell albinfo.ch.
Sipas lajmit, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan dje në Shkup marrëveshjen në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë pune për vendet anëtare të kësaj nisme.
Për këtë marrëveshje është nënshkruar një protokoll për zbatimin e saj dhe kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Protokolli tjetër ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pra me kartë elektronike.
Nga pala serbe, këto dokumente janë nënshkruar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Financave, Gojko Stanivukovic dhe në emër të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të ministrive të tyre kompetente, shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha para nënshkrimit të protokollit se këto dokumente do të mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës së vendeve të Ballkanit të Hapur.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












