Shkurt.ch
Fishekzjarre për ndërrimin e moteve
Në shumë qytete zvicerane janë organizuar ndezje fishekzjarresh
Festa e Vitit të Ri, është festuar me zhurmë e gjallëri në gjithë Zvicrën. Në mesnatë nga të gjitha kishat janë dëgjuar këmbanat që kanë shënuar kalimin nga viti i vjetër 2013 në vitin e ri, 2014
Në shumë qytete janë organizuar ndezje fishekzjarresh.
Qytetet kanë shkrepur në mënyrë të organizuar fishekzjarreti. Afër liqenit të Cyrihut dhe përreth lumit Limmatt ka qenë i vërshuar nga qindra mijë qytetarë që kishin dalë të shikonin spektaklin madhështor të dritave që është krijuar nga fishekzjarret .
Edhe në qytetet tjera të mëdha ka pasur shumë njerëz nëpër sheshe për të kremtuar ndërrimin e moteve. Në Bernë janë grumbulluar festuesit para kishës më të madhe të qytetit, në St. Gallen në Klosterplatz para katedrales ndërsa në Gjenevë në Plaine de Plainpalais.
Vetëm Lucerni bën përjashtim në Zvicër. Në këtë qytet, fishekzjarret do të ndizen në mbrëmjen e 1 janarit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











