Autotech
Fisker me veturë elektrike që mbushet për vetëm një minutë
Kompania ka aplikuar për një patentë që i mundëson baterive të reja të ecin deri në kalimin e 800 kilometrave distancë pas një mbushje të plotë të baterisë
Fisker, prodhuesi i veturave elektrike luksoze, i themeluar nga dizajnuesi dhe ish-punëtori i Teslas, Henrik Fisker, thotë se ka sjell një veçori krejt ndryshe sa i përket mënyrës se si përdoren bateritë elektrike.
Kompania ka aplikuar për një patentë që i mundëson baterive të reja të ecin deri në kalimin e 800 kilometrave distancë pas një mbushje të plotë të baterisë. Mbi të gjitha bateria mund të mbushet për më pak se një minutë kohë, transmeton albinfo.ch.
Këto dy statistika do të “shkelnin” të gjithë rivalët aktualë në treg. Tashmë dihet se modeli me distancën më të gjatë nga Tesla është Model S 100D që ofron mundësinë e kalimit të 540 kilometrave distancë me një mbushje të plotë të baterisë që mund të arrihet për gjysmë ore.
Megjithatë, projekti i Fiskerit është shumë larg realizimit. Kompania planifikon që ta lansojë atë në treg “pas vitit 2023”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












