Lajme
Fitime miliardëshe nga teknologjia gjatë pandemisë
38 miliardë dollarë fitime në 3 muaj
Ani pse shumë sektorë të ekonomisë kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo nuk ka qenë e njëjtë edhe me teknologjinë. Amazon, Apple, Google dhe Facebook kanë mundur të sigurojnë fitime të mira prej përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë.
Sipas informacioneve thuhet se 38 miliardë dollarë kanë fituar të katër gjigantët e teknologjisë së informacionit në vetëm tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 për qind, duke pasur një lëvrim fondesh prej 82,3 miliardë eurosh.
Facebook po ashtu ka mundur të përfitojë në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kanë kaluar tani te shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës.
Te Googel po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët “Home Office” dhe mësimit online Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












