Kuriozitete
Fiton 1.6 miliardë dollarë, por nuk shfaqet
Askush nuk është paraqitur për të tërhequr “jackpot”-in e Mega Millions
Më shumë se një miliardë e gjysmë dollarë u fituan me një biletë të vetme në lotari, më 24 tetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, pronari i biletës ende nuk është bërë i gjallë.
Askush nuk është paraqitur për të tërhequr “jackpot”-in e Mega Millions. Bileta me fat është shitur në Simpsonville, në Karolinën e Jugut, por ai që e ka blerë ende nuk është paraqitur për të reklamuar fitoren, transmeton “TCH”.
Në të vërtetë, pronari i biletës ka 180 ditë kohë nga hedhja e goglave për t’u paraqitur, duke zgjedhur më pas nëse do të qëndrojë anonim apo jo dhe nëse do të marrë të gjitha paratë menjëherë apo do t’i ndajë në këste në shumë vite, përcjell albinfo.ch.
Nëse fituesi nuk do të paraqitet, “jackpot”-i do të ndahej mes shteteve amerikane pjesëmarrës në lotari.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që një çmim nuk tërhiqet, por në rastet e tjera shifrat e fituara kanë qenë shumë më të ulëta. Disa media amerikane, si CNN, po tentojnë të japin një shpjegim për vonesën në shfaqjen e pronarit të biletës me fat. Është e mundur që fituesi të jetë duke fituar kohë, për t’u përgatitur edhe shpirtërisht për të menaxhuar një shumë kaq të madhe parash, duke u konsultuar me një avokat dhe me bankën.
Por, janë të shumtë edhe ata që mendojnë se bileta mund të ketë humbur e në këtë rast nuk mund të bëhet asgjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












