Lajme
Fiton 90 milionë franga në loto, pasuron komunën e tij për 9 milionë
Një shumë e madhe kjo për një komunë fshatare e cila ka vetëm 1.7 milionë franga buxhet vjetor në dispozicion
Komuna e vogël Rümligen e Kantonit të Bernës është pasuruar për 9 milionë franga të thuash brenda një nate. Shkak për këtë është një banor i komunës i cili ka fituar çmimin kryesor të lotarisë Euromillions para dy vjetësh, shkruan 20minuten.
Ai ka fituar rreth 90 milionë franga. Për shkak se milionerët e lotarisë duhet të japin dhjetë për qind të fitimeve të tyre për komunën, Rümligen-it i takojnë pothuajse 9 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Një shumë e madhe kjo për një komunë fshatare e cila ka vetëm 1.7 milionë franga buxhet vjetor në dispozicion.
Rümligen-i është një fshat i vogël në kantonin e Bernës me rreth 400 banorë. Në tryezat e kafeneve në fshatin idilik, aktualisht zhvillohet vetëm një temë bisede: 90 milionë franga që thuhet se i ka fituar banori i fshatit dy vjet më parë.
“Unë isha shumë i kënaqur që komuna ka fituar kaq shumë para” ka thënë kryetari Martin Studer për 20 Minuten. Kryetari i bashkisë nuk dëshiron të japë asnjë informacion në lidhje me fituesin e milionerit.
Paratë e fituara nuk do t`i zgjidhin të gjitha problemet e fshatit: “Ne jemi një komunë e vogël dhe kemi probleme me rekrutimin e stafit”, thotë Studer, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, të hënën do të vendoset nëse Rümligen-i do të bashkohet me komunën fqinje, Riggisberg.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor














