Sport
Historike: Fiton Kosova dhe kualifikohet në Botërorin “Kina 2019”
Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë ka qenë shumë interesante dhe dramatike deri në fund, ku basketbollistët e Kosovës janë treguar më të vëmendshëm në fund dhe arritën fitore të madhe, duke sjellë gëzim të papërshkueshëm te tifozët
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mundur Estoninë me rezultat 75:69 dhe është kualifikuar tutje, njofton albinfo.ch.
Ky ishte takimi i fundit dhe vendimtar për Kosovën në kuadër të parakualifkimeve për Botërorin “Kina 2019”. Kështu Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në kualifikimet e Botërorit.
Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë ka qenë shumë interesante dhe dramatike deri në fund, ku basketbollistët e Kosovës janë treguar më të vëmendshëm në fund dhe arritën fitore të madhe, duke sjellë gëzim të papërshkueshëm te tifozët.
Kosova kualifikohet si e dyta, derisa Estonia si e para, kurse Maqedonia është eliminuar.
Kosova kishte dy fitore në shtëpi dhe dy humbje si mysafire.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











