Sport
Fiton Zvicra, asistojnë shqiptarët
Xherdan Shaqiri u rikthye në skuadër pas lëndimit, derisa titullarë ishin edhe Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi, kurse Granit Xhaka nuk luajti, pasi ndaj Portugalisë ishte ndëshkuar me karton të kuq
Përfaqësuesja e Zvicër ka shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”. Pasi kishin mundur Portugalinë, helvetikët mundën Hungarinë me rezultat 2:3, shkruan albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri u rikthye në skuadër pas lëndimit, derisa titullarë ishin edhe Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi, kurse Granit Xhaka nuk luajti, pasi ndaj Portugalisë ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Shaqiri asistoi në golin e parë të shënuar nga Haris Seferoviq, kurse Behrami asistoi në golin e dytë të realizuar nga Rodriguez. Golin e fitores për zviceranët e shënoi Valentin Stoker në minutën e 90-të, vetëm dy minuta pasi kishte zëvendësuar Mehmedin, ndërsa Shaqiri qëndroi në lojë deri në minutën e 81-të.
Në këtë ballafaqim u ndëshkuan me karton të verdhë, Xhemaili dhe Behrami. Ky i fundit do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Andorrës. Zvicra është lidere e Grupit B me gjashtë pikë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?












