Lajme
Fitore bindëse e të gjelbërve, humbje për SVP-në dhe SP-në
Në orën 16.00 në SRF janë dhënë rezultatet paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin e Zvicrës, që janë mbajtur sot. Ajo që shihet qartë në këto rezultate është rritja e madhe e të gjelbërve, gjegjësisht dy partive të gjelbra GP dhe GLP.
Nga ana tjetër, humbësit e këtyre zgjedhjeve janë SVP dhe SP, dy partitë më të mëdha të vendit.
Rezultatet paraprake të sapopublikuara janë si vijon: Grünen (të Gjelbrit) shtojnë praninë e tyre në parlament për 5.6 për qind (pothuaj dyfish), GLP, për 2.9 dhe CVP, 0.4%. nga ana tjetër, SVP humbet 3.1%, SP, 2.4% dhe FDP 1.2%.
Kështu, sipas rezultatave të publikuara, SVP tani ka 26.3%, SP 16.5%, FDP 15.2% Grüne 12.7%, CVP 12%, GLP 7.6% etj.
Rezultatet i ka përgatitur institucioni për hulumtimin e opinionit, GFS Bern, shkruan albinfo.ch.
Ajo që është paralajmëruar në pothuaj të gjitha sondazhet, “rrëshqitja nga e gjelbra” ka ndodhur madje më bindshëm se që është pritur, shkruan albinfo.ch. Ndërkohë, vihet re se fitoren më të madhe dy partitë ambientaliste (GP dhe GLP) e kanë arritur “në kurriz” të Partisë Socialdemokrate (SP), kur dihet se elektorati i SP-së është i afërt me atë të GP-së, si parti të kampit të majtë që janë të dyja.
Po ashtu edhe partia më e madhe e vendit SVP ka humbur në saje të ngritjes në nivel të lartë të axhendave ambientaliste kohëve të fundit. Si parti e djathtë konservative, SVP qartazi ka ngelur mbrapa nga ky aspekt.
Një rënie të vogël e ka pësuar edhe Partia Liberale (FDP), e cila po ashtu duket se nuk ka qenë në nivel të kërkesave ambientaliste që kanë përcaktuar fituesin e këtyre zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












