Fitorja në referendum shton oreksin për hapa më radikalë!
Tema numër një në mediet zvicerane është referendumi i djeshëm mbi dëbimin e të huajve me dosje krimi
Reagimet e para në shtypin e Zvicrës romande ndaj rezultateve të votimit mbi iniciativën janë kryesisht të përqendruara në dy çështje. Në njërën anë, kritika kryesore i drejtohet partive politike tradicionale zvicerane, sikurse atyre të majta dhe të djathta, në mos shqyrtimin realist ndaj problematikës së kriminalitetit të një minoriteti i të huajve, gjë e cila ka ndikuar drejtpërdrejtë në suksesin e SVP-UDC. Mediet në fjalë e potencojnë mendimin se nëse ndërkohë partitë politike nuk reagojnë ndaj kësaj situate me një strategji të qartë, atëherë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, SVP-UDC do të korrë shumë sukses.
Në anën tjetër, mediat e shkruara nënvizojnë pasigurinë si dhe brengat e përgjithshme të popullatës zvicerane ndaj identitetit kulturor zviceran, gjë që është shfrytëzuar me shumë mjeshtri nga SVP-UDC, duke i ofruar kështu opinionit zviceran “zgjidhje” ndaj preokupimeve të tyre.
E përditshmja « le Matin » hap çështjen e financimit të partive dhe kërkon që Parlamenti ti fiksojë rregullat e lojës përsa i përket këtij aspekti. Në fakt, SVP-UDC disponon me mjete financiare të rëndësishme, gjë që ka ndikuar poashtu me padyshim në rezultatet e votimit.
Miliarderi Christophe Blocher ka pranuar disa herë se e mbështet materialisht kampanjën e formacionin të tij politik.
Mediet zvicerane në gjuhën gjermane, në plan të parë kanë rezultatet e referendumit të mbajtur dje, për iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje krimi dhe tjetrën, për taksimin e të pasurve. Për arsye të kuptueshme, më shumë peshë në prezantimet mediale i është dhënë iniciativës për dëbim. Në këtë kontekst, fitorja e SVP-UDC-së, kryesisht shpjegohet si rezultat i frikës së akumuluar te popullata zvicerane mbi “vërshimin” e të huajve por edhe si pasojë e problemeve me integrimin.
Gazetat zvicerane, në mesin e të cilave edhe prestigjiozja “NZZ”, venë në pah edhe përsëritjen e “vijës Röstigraben”, një vijë imagjinare që ndan Zvicrën gjermane nga ajo romande (frankofone). Siç dihet, kanë qenë pothuaj vetëm kantonet frankofone ato që kanë votuar kundër Iniciativës së SVP-UDC-së.
Por një dallim që po konturohet më shumë në këtë referendum, siç kanë vërejtur mediet zvicerane, është ndarja e thelluar në mes të regjioneve rurale dhe atyre urbane, qyteteve. Pothuaj të gjitha qytetet e mëdha dhe të mesme kanë votuar kundër iniciativës, ndërkohë që SVP-UDC shumicën e saj e ka siguruar kryesisht nga banorët e fshatrave.
“NZZ”, në artikujt e saj të parë pas publikimit të rezultateve merret edhe me vështirësitë që do t`u paraqiten autoriteteve në zbatimin praktik të verdiktit që dha populli në referendumin e të dielës. “Tash topi është në duart e parlamentit” mban titullin njëri nga artikujt qendrorë të saj.
Gazeta tjetër në gjuhën gjermane “Tages Anzeiger”, ka një ton më kritik ndaj pranimit të iniciativës nga populli i Zvicrës. “Cili është hapi i ardhshëm i SVP-së”, titullohet një artikull në faqet e kësaj gazete, duke iu referuar entuziazmit në radhët e kësaj partie pas fitores së realizuar. Kontrollimi më i ashpër i ardhjes së të huajve në Zvicër, ashpërsimi i kritereve për dhënien e shtetësisë dhe masa të tjera si këto, janë sipas “Tages Anzeiger” në “menynë” e SVP-së triumfaliste, e cila edhe një herë, pas suksesit në referendumin e vitit të kaluar për minaret, ia doli të marrë vota që e tejkalojnë numrin e zgjedhësve të saj tradicionalë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












