Futboll
Shaqiri në prag të titullit “kampion bote” me Baselin
Shaqiri gati për përballjen vendimtare në Ligën e Evropës
Xherdan Shaqiri ka mundësinë të bëhet “kampion bote” jozyrtar të enjten mbrëma me skuadrën e Baselit, në një përballje të rëndësishme ndaj Aston Villas, përcjell albinfo.ch.
Baseli do të ndeshet me klubin anglez të enjten nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës. Sipas mediumit zviceran “Blick”, një fitore e skuadrës zvicerane do t’i siguronte Baselit titullin simbolik të “kampionit të botës”.
Para sfidës, Shaqiri ka shprehur entuziazmin për përballjen me një ekip anglez:
“Aston Villa ka treguar formë të mirë së fundmi. Mezi pres këtë ndeshje sepse kam mundësinë të luaj sërish kundër një ekipi anglez. Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne jemi të fortë në shtëpi dhe mund të mposhtim çdo kundërshtar”, ka deklaruar ai.
Aktualisht, titulli jozyrtar mbahet nga Aston Villa, pasi Emiliano Buendía shënoi golin e fitores në minutën e 95-të në triumfin 2-1 ndaj Arsenalit fundjavën e kaluar. Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë pas sfidës së së enjtes.
Historia e këtij titulli të veçantë nis rreth 20 vjet më parë, kur një tifoz britanik krijoi platformën “Stevesfootballstats”, e cila ndjek ndeshjet që përcaktojnë kalimin e këtij “kurori” simbolik.
Sipas rregullit të këtij koncepti, çdo skuadër që e mposht kampionin aktual në një ndeshje zyrtare e fiton titullin. Ndërkohë, në nivel përfaqësuesesh, këtë titull formal aktualisht e mban Kosova.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












