Lajme
Fitou: Eulex-i të respektojë reciprocitetin!
"Secili shtet sovran ka të drejtë të marrë vendim dhe tash Kosova është një "bebe e rritur", e cila është duke ecur me hapat e vet"
Qeveria e Kosovës e merr përgjegjësinë mbi shpatullat e veta për vendimin e marrë për aksionin në veri, çfarëdo rezultati që mund të dalë nga ky veprim, pozitiv apo negativ. Kështu ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou.
Ai ka deklaruar se secili shtet sovran ka të drejtë të marrë vendim dhe se tash Kosova është një “bebe e rritur”, e cila është duke ecur me hapat e vet.
Ai konsideron se EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e një shteti.
Ambasadori i Francës tha se Thaçi nuk e ka pasur të lehtë ta marrë këtë vendim dhe se duhet pritur disa ditë që të qetësohet situata.
Ai ka folur edhe për palën serbe, duke thënë se Borko Stefanoviq ka ardhur për të qetësuar situatën në veri dhe jo për ta përkeqësuar atë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












