Lajme
Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet në Kanada
Festa e Flamurit u festua në shumë shtete të botës, aty ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë. Traditës së qyteteve të mëdha kanadeze, si Toronto, Ottawa, Montréal, Calgary, Regina e Winnipeg, ku me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, valëvitet flamuri ynë kombëtar para institucioneve publike, sivjet iu bashkua edhe metropoli i British Columbia, Vancouver, përcjell albinfo.ch.
Njoftimin e ka bërë të ditur përmes faqes në rrjetin social Facebook Kryesia e Shoqatës Shqiptare në British Columbia “Eaglesland”. Flamuri është vendosur në një nga dymbëdhjetë shtizat në parkun pranë Vancouver City Hall, në këndin e W12th dhe Cambie Street. Flamuri ynë kombëtar do të qëndrojë aty deri në datën 5 dhjetor.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












