Integrimi
Flamuri shqiptar: Jo provokim por gëzim për mbijetesën!
Puna në tunel është gjithnjë e lidhur me rreziqe për jetën. Kështu, ata që ngrenë flamurin shqiptar të mërkurën në Ceneri, me këtë akt kanë shfaqur gëzimin se ia kanë dalë të mbijetojnë
Pas publikimit dy ditë më parë, të flamurit shqiptar me rastin e hapjes së tunelit në Ceneri, në disa medie zvicerane dhe në forume të ndryshme të medieve sociale pati një debat mjaft të gjallë, pro e contra. Një pjesë e debatuesve ishin të indinjuar për atë se «çfarë kërkon një flamur shqiptar në tunelin zviceran». Për më tepër kur ky flamur del mbi atë të Zvicrës (i cili po ashtu është valëvitur me atë rast).
Por, gazeta “Aargauer Zeitung” ka një përgjigje racionale lidhur me këtë paraqitje që bëri kaq shumë bujë.
“Sa herë që në Zvicër ndërtohet (hapet) një tunel, shumica e punëtorëve janë të huaj. Pastaj, puna në tunel është gjithnjë e lidhur me rreziqe për jetën, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata që ngrenë flamurin shqiptar të mërkurën në Ceneri, me këtë akt kanë shfaqur gëzimin se ia kanë dalë të mbijetojnë. Sepse, mbijetesa në ndërtimin e veprave të tilla komplekse nuk është diçka e nënkuptueshme. Gjatë punës në këtë tunel, fatkeqësisht kanë humbur jetën dy punëtorë”, thekson gazeta.
«Megjithatë, disa zviceranë autoktonë (Eidgenossen) janë ndjerë të provokuar dhe kanë folur, shkruar duke u dhënë liri instinkteve të tyre të ulëta», thuhet në artikullin që e përcjell albinfo.ch. Por, tërheq vërejtjen gazeta, «të gjithë patriotët e mirë do të duhej që më parë ta shtrojnë pyetjen përse nuk ka më shumë minatorë vendës, të cilët mandej do ta valëvisnin flamurin e Zvicrës ose atë të Tesinës në hapje të tunelit? Ka mundësi se punën në pluhur dhe në errësirë `nuk na e bart mideja jonë e butë helvetike`. Ku ta dish. Ka mundësi që pagesa të jetë base e ulët…
Por, fenomeni që këtu, në Zvicër tunelet i shpojnë kryesisht të huajt, nuk është i ri. Rreth 1300 italianë patën festuar më 29 maj 1902 me rastin e shpërthimit të tunelit në Albula të hekurudhës «Rättische Bahn». Mbi të gjitha ata po festonin faktin se kishin mbijetuar një vepër e cila u kishte marrë jetën 16 shokëve të tyre të punës. Në stacionin hekurudhor në Preda është vendosur një gur memorial për viktimat”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë











