Lajme
Flasin mjekët për gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë
Situata shëndetësore e katër anëtarëve të familjes Gjoka që mbetën të plagosur në hotelin e tyre në Velipojë nga shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e sotëm paraqitet e rëndë.
Sipas mjekëve të spitalit, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.
Tre fëmijët, Klarisa 15-vjeç, Danjela 18-vjeç dhe Enriko 12-vjeç kanë djegie në në masën 80-90 për qind të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40-vjeçe, ka djegie në shkallën 60 për qind.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë në Velipojë.
“Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40-vjeçe, D. Gj. 19-vjeçe, K. Gj. 15-vjeçe, dhe E. Gj. 12-vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njoftoi policia. /Ora News/
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











